“Shqipëria bëhet”, Çepani: Pse kjo lëvizje s’do dështojë si shumë të tjera
Aktivistja Edlira Çepani, tha në emisionin Noë në Euroneës Albania se lëvizja “Shqipëria bëhet” nuk do të dështojë si shumë të tjera në Shqipëri.
Çepani u shpreh se qëllimi i kësaj lëvizjeje nuk është pjesëmarrja në zgjedhje, por arritja e disa ndryshimeve të rëndësishme sociale.
“Në disa lëvizje që kanë pasur qëllime të caktuara i kanë arritur. Kemi rastin e Nismës Thurje, një lëvizje e re që ka kontribuar në ndryshimin e sistemit zgjedhor tek hapja përgjysmë e listave. Nuk mund të themi se kanë dështuar plotësisht. Varet nga qëllimi; nëse ke synim të fitosh zgjedhjet dhe humb ky quhet dështim, nëse ke synim të bësh disa ndryshime sociale është tjetër gjë. Ndaj kjo lëvizje fillon me 4 shtylla jo për të garuar menjëherë në zgjedhje. Ndryshimi mes një partie dhe lëvizjeje është se në parti janë një grup njerëzish që garojnë për një alternativë qeverisëse, një lëvizje janë një grupim njerëzish me një kauzë të caktuar që për ne janë këto 4 pika”, tha Çepani.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj: Ja si do e mbajnë gjallë emigrantët lëvizjen tonë
- Florian Binaj tregon pse u bashkua me Lapajn për “Shqipëria bëhet”
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein