Shqipëria bëhet pjesë e programit “Military Erasmus” për formimin e kadetëve

4 Mars 2025 | 17:12

Shqipëria është bërë pjesë e programit “Military Erasmusi”, i cili do t’u mundësojë kadetëve shqiptarë të trajnohen në mbi 10 akademi ushtarake të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim u konfirmua gjatë takimeve të Ministrit të Mbrojtjes z.Pirro Vengu me krerët e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së, në Bruksel. Fokusi kryesor në këto takime ishte fuqizimi i industrisë ushtarake dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sektor.

Gjatë takimit të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu me Marie-Agnes Strack-Zimmermann, Kryetare e Komisionit për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Parlamentin Evropian, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në fushën e sigurisë në Evropën Juglindore.

“Teksa Shqipëria po përparon në mënyrë të gjithanshme në procesin e anëtarësimit, kërkova që vendi ynë të bëhet pjesë e mekanizmave të rinj të mbështetjes së industrisë ushtarake që Bashkimi Evropian po zhvillon për vendet e saj anëtare”, theksoi  ministri Vengu.

Një tjetër takim i rëndësishëm u zhvillua edhe me Fergal O’Regan, drejtuesin e Kolegjit Evropian për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ku u diskutua mbi ngritjen e kapaciteteve akademike, shkëmbimin e përvojave në fushën e kërkimit dhe inovacionit si dhe pasurimin e kurrikulave të trajtimit ushtarak. Z.O’Regan mikpriti përfshirjen e Shqipërisë në “Military Erasmus”, gjë që hap dyert për një formim më cilësor dhe të standardizuar për kadetët shqiptarë në akademitë prestigjioze të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament, aty ku po mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë ditës së sotme nuk kanë munguar tensionet, si jashtë...
14:45 | 23/07/2026

Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit

Situata jashtë godinës së Parlamentit është tensionuar sërish gjatë minutave të fundit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit nga perimetri i sigurisë,...
14:24 | 23/07/2026