“Takimi në Uashington nuk shkoi siç duhet”, Zelensky: Ukraina e gatshme për bisedime
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar me anë të një statusi në platformën X ku shprehet se Ukraina është e përkushtuar për të punuar për paqe të qëndrueshme nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump. Ai shkruan se Ukraina e pranon armëpushimin nëse edhe Rusia është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë.
Zelensky shprehet gjithashtu se , Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen për mineralet në çdo kohë dhe se këtë marrëveshje e shukon si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë.
Postimi i Volodymyr Zelenskyt në X
“Dëshiroj të ritheksoj përkushtimin e Ukrainës për paqen. Askush nga ne nuk dëshiron një luftë të pafund. Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të afruar paqen e qëndrueshme.
Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit. Ekipi im dhe unë jemi gati të punojmë nën udhëheqjen e fortë të Presidentit Trump për të arritur një paqe që zgjat. Ne jemi gati të punojmë shpejt për t’i dhënë fund luftës dhe fazat e para mund të jenë lirimi i të burgosurve dhe armëpushimi në qiell ndalimi i raketave, dronëve me rreze të gjatë, bombave në energji dhe infrastrukturë tjetër civile dhe armëpushimi në det menjëherë, nëse Rusia do të bëjë të njëjtën gjë.
Pastaj ne duam të ecim shumë shpejt nëpër të gjitha fazat e ardhshme dhe të punojmë me SHBA-në për të rënë dakord për një marrëveshje të fortë përfundimtare. Ne vërtet vlerësojmë se sa shumë ka bërë Amerika për të ndihmuar Ukrainën të ruajë sovranitetin dhe pavarësinë e saj. Dhe ne kujtojmë momentin kur gjërat ndryshuan kur Presidenti Trump i dha Ukrainës Javelins.
Ne jemi mirënjohës për këtë. Takimi ynë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë të premten, nuk shkoi ashtu siç duhej të ishte. Është për të ardhur keq që ndodhi në këtë mënyrë. Është koha për të rregulluar gjërat. Ne dëshirojmë që bashkëpunimi dhe komunikimi i ardhshëm të jetë konstruktiv. Lidhur me marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë, Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë atë në çdo kohë dhe në çdo format të përshtatshëm. Ne e shohim këtë marrëveshje si një hap drejt një sigurie më të madhe dhe garancive solide të sigurisë, dhe shpresoj vërtet se do të funksionojë në mënyrë efektive”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari