Shqipëria dënon sulmin ndaj Ukrainës, thotë Mimi Kodheli

25 Shkurt 2022 | 10:20

Shqipëria dënon sulmin ndaj Ukrainës. Ky është qëndrimi i Komsionit për Politikën e Jashtme për luftimet në Ukrainë.

Kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli tha në një deklaratë nga Kuvendi se Shqipëria mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

“Sulmi për pushimin e Ukrainës nga Rusia kërkon t’i imponojë botës, parimin se i forti ka të drejtë. Kjo është absolutisht e papranueshme. Shqipëria dënon në terma më të ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës sikurse edhe qeverinë Bjellorusisë për mundësinë e këtij sulmi. Shqipëri mbështet integritetin territorial të Ukrainës”, u shpreh znj. Kodhel.

Ajo nënvizoi se Shqipëria do qëndrojë përkrah popullit të Ukrainës dhe presidentit të saj, parlamentit dhe presidentit të Ukrainës.

“Mendimet tona janë dhe shkojnë tek të gjithë familjet e viktimave dhe të plagosurve të popullit ukrainas. Ne dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore dhe i bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga rruga dhunës dhe agresionit”, u shpreh ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026

Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mbërriti në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Zonja e Parë, Emine Erdoğan, në...
19:18 | 07/07/2026

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026