“Shqipëria dhe Kosova, dy shtete që synojnë integrimin! Osmani mesazh nga Shkodra

27 Nëntor 2025 | 16:40

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte këtë të enjte në qytetin e Shkodrës, në kuadër të festave të nëntorit, ku u prit nga kryebashkiaku, Benet Beci.

Në një prononcim për mediat, Osmani u shpreh se Shkodra është një qytet që ka dhënë shumë për Shqipërinë dhe natyrshëm që lidhjet me Kosovën kanë qenë shumë të afërta.

“Shkodra vërtet e ka ndihmuar Kosovën në momente më të rënda. Në vitin 1998-1999, të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe pjesët e tjera që kanë qenë më afër kanë qëndruar këtu, ku qytetarët e Shkodrës kishin zemrat dhe shtëpitë e tyre të hapura. Shkodra ka qenë pas nesh edhe në rindërtimin tonë pas luftës si dy shtete që synojnë integrimin në BE. Është emocion i veçantë për ne që në prag të festave të flamurit të gjendemi në Shkodër.

Për ne është festë e katërfisht, ku përveç festës së flamurit është dita e Pavarësisë së Shqipërisë nesër, për ne është e rëndësishme sepse është ditëlindja e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe është dhe përvjetori i daljes publike të UÇK-së. Sot festojmë gjithashtu ditën e forcës së ushtrisë sonë.

Si Kosova dhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE për shkak të mbështetjes së aleatëve. Nesër do të jem në Vlorë dhe në Tiranë për të vazhduar festën e përbashkët”, është shprehur Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026