Vlora vishet kuq e zi në prag të festës së Pavarësisë

27 Nëntor 2025 | 16:31

Vlora është veshur këtë të enjte me ngjyrat kuqezi, teksa qyteti përgatitet për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë.

Kudo në rrugët e qytetit shihen flamuj kombëtarë të vendosur në bulevardin “Ismail Qemali”, në Sheshin e Flamurit dhe përgjatë akseve kryesore hyrëse në qytet.

Atmosfera festive ndihet në çdo cep të Vlorës, ndërsa dekorimet po i japin qytetit një pamje simbolike dhe historike.

Një flamur gjigant është vendosur pranë godinave në Sheshin e Flamurit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.

Nesër pritet mbërritja e autoriteteve më të larta të vendit, ndërsa edhe mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen festimeve në kryeqytetin e Pavarësisë.

Vlora duket plotësisht gati për të përjetuar një tjetër 28 Nëntor madhështor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)

Të shohësh shtetas të huaj të punësuar në Shqipëri nuk është më një fenomen i pazakontë. Vitet e fundit, bizneset kanë gjetur zgjidhje te punonjësit...
19:44 | 08/07/2026