“Shqipëria duhet të jetë në BE”, Presidenti i Kroacisë fjalim në Kuvend
Kuvendi zhvilloi sot seancë të posaçme për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Në fjalimin e mbajtur para deputetëve shqiptarë kreu kroat i shtetit vlerësoi lidhjen e fortë miqësore mes dy shteteve, ndërsa theksoi mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos në atë ekonomike sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike”, tha presidenti kroat.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës
Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve
- 19:12 Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
- 19:05 Dy gra kandidate për Këshill Kombëtar, Berisha propozon emrat
- 18:58 Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
- 18:45 Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
- 18:43 Presidenti Laporta i Barçës, del hapur: Oferta për Julián Álvarez është e qëndrueshme