Shqipëria, e 6-ta në Europë për numrin e rasteve me leuçemi akute, thotë mjekja

16 Maj 2022 | 10:21

Në Shqipëri, numri i femijëve të diagnostifikuar dhe të trajtuar për leucemi akute për gati një vit është rreth 100 pacientë.

Kjo shifër e rëndit Shqipërinë të gjashtën në Europë për rastet me leuçemi.

Këtë e bëri të ditur mjekja pediatre Sonila Brati në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania.

“Kjo na rendit të gjashtët në Europë sa i përket prekjeve, dhe vdekje më të larta krahasuar me rajonin”, u shpreh ajo në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania.

Në botë, nga mosha 0-20 vjeç, sipas OBSH-së janë 400 mijë raste të prekura me leuçemi akute dhe gati një e katërta e tyre humbin jetën.

Brati tha se prindërit duhet të kenë shumë kujdes, pasi fëmijët vuajnë shumë nga kjo patologji e rëndë.

“Është një patologji e rëndë që prek palcën e kockës, atë që është struktura kryesore në prodhimin e qelizave të gjakut”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026