Shqipëria e ‘preferuara’ në vjeshtë, numri i vizitorëve të huaj rritet me 80%
Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët, jo vetëm gjatë verës, por edhe në stinën e vjeshtës. Të dhënat më të fundit nga INSTAT konfirmojnë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve të huaj në tetor, duke regjistruar një rritje prej 80% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave të strukturave akomoduese, numri total i vizitorëve është rritur me 43%. Kryesojnë turistët nga Kosova, të cilët përbëjnë 9.5% të totalit, të ndjekur nga vizitorët nga Italia, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.
Interesante është edhe zgjedhja e destinacioneve këtë vjeshtë. Turistët e huaj kanë shmangur plazhet, duke preferuar atraksionet në qendër dhe në zonat jo-bregdetare. Vizitat në këto zona janë rritur me 45% në rajonin qendror dhe me 54% në destinacionet e tjera larg bregdetit.
Rritje ka pasur edhe në netët e kaluara nga turistët. Në rajonin qendror, strukturat mikpritëse si hotelet, bujtinat dhe agroturizmet kanë regjistruar një rritje prej 93% në netëqëndrimet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shifrat tregojnë qartë se Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregun turistik evropian. Me atraksionet e saj natyrore dhe mikpritjen e strukturave akomoduese, vendi ynë po tërheq udhëtarët që zgjedhin të kalojnë pushimet e vjeshtës në një destinacion që ofron shumë më tepër sesa plazhe. Një lajm i mirë që konfirmon suksesin e Shqipërisë në hartën turistike ndërkombëtare.
Shtetet e prejardhjes së vizitorëve të huaj:

Kosova – 9.5%
Italia – 8.1%
Gjermania – 7.9%
Franca – 4.2%
Anglia – 3.6%
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta