Shqipëria e Serbia bashkë për U-21, ja si u përgjigjet Armand Duka kritikëve
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte në një lidhje të drejtpërdrejt këtë të mërkurë në Euronews Now, ku foli rreth kritikave që janë bërë ndaj tij, lidhur me organizimin e kampionatit europian U-21.
Edhe pse Duka është kritikuar për këtë kampionat, për shkak të bashkëpunimit me federatën serbe, ai u shpreh se fokusi duhet të jenë benefitet sportive.
Krahas kësaj, presidenti i FSHF sqaroi se pavarësisht konflikteve të mëparshme me Serbinë, duhet t’i jepet përparësi paqes me shtetin serb dhe forcimit të marrëdhënieve.
“Padyshim që i kam dëgjuar. Nëse duhet të rikthem pse kemi vendosur të zhvillojmë një event, ne kemi vendosur që të bëjmë një kampionat shqiptar për herë të parë në historinë e tij dhe të bashkëpunojmë me federatën serbe. Ishte një mundësi më shumë për t’a patur një kampionat të tillë, se ndryshe do ishte e pamundur. Le ta gjykojmë në këndvështrimin poztiv. Është më mirë që s’kemi bërë asgjë në Shqipëri apo duhet të kemi një kampionateuropian në Shqipëri. Kështu që në këtë këndvështrim duke qenë se kemi benefite sportive, por edhe politike, ku fillimisht jam nisur nga benefitet sportive, me gjasat që do të miratohet ky kampionat sportive, jepen mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi. Unë mendoj që na intereson neve. Pavarësisht që nuk mundtë harrojmë se çfarë ka ndodhur më parë, na intereson më shumë,” –tha Duka.
LEXONI GJITHASHTU:
- Armand Duka fal kërcënuesit, Gjykata i liron
- Kërcënuan kreun e FSHF, Armand Duka, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 17:57 Vrasja e emigrantëve meksikanë nga agjentët e ICE, Sheinbaum: Do të paraqesim padi penale
- 17:46 Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 17:45 Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
- 17:44 Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë
- 17:44 Nga 38 në 27 gradë në pak minuta, stuhia e rërës godet brigjet franceze! Shkakton panik te pushuesit (VIDEO)
- 17:41 Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në