Shqipëria e sulmuar nga hakerat, ministri Peleshi e lidh me interesat gjeostrategjike

12 Korrik 2021 | 14:22

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se institucionet shqiptare po përballen përditë me qindra sulme kibernetike dhe se një pjesë e tyre vjen nga jashtë vendit.

Në intervistën për Euronews Albania, ai i lidh këto sulme me interesa gjeostrategjike.

“Jemi të kërcënuar dhe atakuar vazhdimisht. Ndodh vazhdimisht, pothuajse çdo ditë”, tregon ministri.

Por, kush po e sulmon Shqipërinë nëpërmjet kompjuterëve?

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehet: “Jemi vend i NATO-s në rajon, kemi rivalë dhe konkurrentë. Ka interesa të caktuar për të destabilizuar rendin tonë kushtetues dhe sistemin tonë të mbrojtjes, apo dhe thjesht për t’i testuar”.

Sulmeve kibernetike nuk i kanë shpëtuar as privatët.

“Të rrezikuar, jo vetëm sistemet tona kritike por dhe ato private dhe shtetërore. Sipas informacioneve të Shërbimit të Inteligjencës, shumë kompani private sulmohen vazhdimisht nga hakera të ndryshme brenda dhe jashtë vendit”, thotë z. Peleshi.

A a ka Shqipëria kapacitete për t’u mbrojtur, apo mbështetemi vetëm te ndihma e aleatëve?

“Kapacitet tona jenë ende modeste”, u shpreh ministri.

Për të përballuar sulmet nëpërmjet kompjuterëve, ministria e Mbrojtjes dhe Shtetet e Bashkuara parashikojnë ngritja e Njësisë së Mbrojtjes Kibernetike brenda këtij dikasteri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026