Shqipëria e viteve 1991-2010, hapet në Tiranë ekspozita me 101 fotografi
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) është hapur ekspozita “Things Take Time”, e cila ka në përbërje 101 fotografi që pasqyrojnë Shqipërinë e viteve 1991-2010.
Ekspozita “Things Take Time” paraqet punën e pesë fotografëve të MAGNUM, që së bashku bëjnë përpjekje për të pasqyruar periudhën pos komunizmit tranzicionit, ku secili përshkruan vizualisht situatën, nxitur nga përvojat personale dhe origjina e tij.
“ Kjo ekspozitë vjen në COD si pasqyrë e dy dekadave, fundi i një marrëzie, do të thoshte populli, dhe fillimi i një shekulli të ri. Rënia e sistemeve totalitare në Evropën Lindore, fill mbas shembjes së Murit të Berlinit, i solli botës një kapitull të ri në histori” –tha Drejtoresha e Përgjithshme e COD, Eridana Çano.
Kuratorja Sylvia Saçini tregoi edhe përshtypjet dhe imazhin që i kishte lënë Shqipërinë, si dhe për punën për organizimin e ekspozitës.
“Këto vepra janë të një rëndësie të madhe, pasi shërbejnë si dëshmi historike dhe çojnë në një kuptim më të thellë të Shqipërisë së sotme dhe të vendeve të tjera të Ballkanit. Periudha në të cilën filluan të realizoheshin këto vepra, ishte vendimtare për historinë e vendit, pasi ishte një kohë tranzicioni, një situatë e paprecedentë për popullsinë.” – u shpreh kuratorja.
Edhe fotografi shqiptar, Enri Canaj, i cili jeton prej 34 vjetësh jashtë Shqipërisë, foli për organizimin e ekspozitës, eksperiencën e tij si fotograf.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 17 gusht.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë