Shqipëria kërkon medaljen e artë, Federata e Mundjes ankimon rezultatin e Valiev

13 Gusht 2024 | 16:29

Federata shqiptare e mundjes ankimon rezultatin e mundësit Chermen Valiev që fitoi medaljen e bronzit.

Juristët e federatës kanë dorëzuar në Gjykatën sportive të olimpiadës rishikimin e rezultati që i dha juria mundësit shqiptar në përballjen me atë nga Uzbekistani.

Vailev arriti fitore në të gjitha përballjet përveç asaj në çerekfinale me mundësin nga Uzbekistani, Jamalov Razambek. Ai ndëshkua me karton të verdhë dhe lojtari uzbekas fitoi 6 me 5.

Ky vlerësim i jurisë sipas federatës nuk ka qenë i drejtë dhe i ka hequr mundësi shqiptarë mundësinë për të marrë medaljen e artë.

Ekspertët e mundjes thonë se ndryshimi i rezultatit ka pak mundësi të pranohet nga gjykata sportive, por pala shqiptar do të provojë të gjitha hapësirat ligjore për të marrë medaljen e artë në tavolinë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026