Shqipëria luan sot kundër Çekisë, kuqezinjtë të dënuar për rezultat pozitiv
Kombëtarja shqiptare ka përfunduar përgatitjet, dhe mbrëmjen e kësaj të shtune zbret në fushë në Air Albania, ku do të përballet me Çekinë, në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve.
Aktualisht, renditja në grupin B1 ku ndodhet Shqipëria është si më poshtë:
- Çekia – 7 pikë
- Gjeorgjia – 6 pikë
- Shqipëria – 6 pikë
- Ukraina – 4 pikë
Situata në grup është kritike, ku të gjitha ekipet kanë mundësi të dalin në vendin e parë ose të fundit.
Gjatë një konference për media ditën e premte, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Arlind Ajeti analizuan kundërshtarin.
“Skuadra me të cilën ndoshta kemi luajtur më shumë gjatë këtyre viteve, kemi fituar, barazuar dhe humbur me ta, ndaj nesër mund të ndodhë gjithçka. Ata janë të fortë, fizikisht të fortë, dhe e kemi thënë këtë prej kohësh. Trajneri i tyre është shumë inteligjent, ka bërë 3-4 ndryshime, është një ekip ndryshe dhe luan me 4 në mbrojtje”, tha Silvinjo.
Tekniku brazilian ka folur gjithashtu për dëmtimet që e kanë karakterizuar ekipin në këtë periudhë.
“Nuk është momenti për t’u ankuar, lojtarët janë në gjendje 100%. Pas Europianit ka qenë periudhë e vështirë, kombëtaret kanë humbur lojtarë për shkak të dëmtimeve, dhe edhe Çekia ka lojtarë të dëmtuar. Lojtarët nuk kanë pasur mundësi të rikuperohen siç duhet, por unë jam i lumtur dhe kam besim te ata që kam. Ne do të futemi në fushë për të dhënë 100% tonë. Nuk ka frikë nga kundërshtari apo ndeshja, hyjmë për fitore”, shtoi tekniku brazilian.
Për mbrojtësin Arlind Ajeti, vendi i parë është objektivi i vetëm i kuqezinjve.
“Në futboll gjithçka është e mundur, por unë besoj te ekipi dhe te cilësitë e çdo lojtari. Natyrisht, synojmë vendin e parë, të fitojmë dy ndeshjet dhe ta arrijmë atë. Sigurisht, çdo gjë është e mundur, por me cilësinë që kemi, besoj që nuk do të biem”, tha Ajeti.
Shqipëria dhe Çekia do të përballen mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Air Albania”, dhe nuk pritet që formacioni kuqezi të pësojë shumë ndryshime.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta