Shqipëria merr presidencën e Këshillit të Sigurimit, Rama: Jemi të privilegjuar

1 Qershor 2022 | 08:25

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është e privilegjuar për marrjen e drejtimin të presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke filluar nga dita e sotme.

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama shprehet se vendi ynë mbetet i angazhuar për drejtësi dhe paqe në botë.

Sipas Ramës, lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla, ndaj dhe bota nuk duhet të mësohet me pandëshkueshmërinë.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për programin dhe përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Vitin e kaluar, Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023. Në votim morën pjesë 190 shtete, ndërsa 175 prej tyre u shprehën pro Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026