Situatë alarmante në Shëngjin: Digjet një beach-bar, flakët ngjitur me resortet

30 Korrik 2024 | 16:08

Situata me zjarret në Shqipëri, është kthyer në shqetësuese, në disa zona gjendja paraqitet më alarmante.

Në Shëngjin, zjarret kanë nisur të shtunën pasdite, janë riaktivizuar mëngjesin e hënës dhe kanë përfshirë sipërfaqe më të mëdha.

Gjatë ditës së sotme, vatrat janë përhapur edhe më tej, të ndihmuara edhe nga era, ku është djegur edhe një beach bar.

Forcat zjarrëfikëse e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.

Ndaj paraditën e sotme ka nisur dhe ndërhyrja nga ajëri.

Sipas të dhënave të fundit, flakët janë shumë pranë plazhit të Ranës së Hedhun.Situata me zjarret ka shkaktuar probleme edhe tek pushuesit.

Prefektura e Lezhës, ka bërë thirrje për evakuimin e banorëve në ato zona të rrezikuara.

Teksa  theksuan nevojën për shtim të kapaciteteve pasi 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën me ndezjen e zjarreve.

Gjirokastra gjithashtu ndodhet nën pushtetin e zjarreve, prej disa javësh. 180 forca zjarrfikëse, ushtria dhe vullnetarë, të cilët janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Malin e Gjerë.

Dyshohet që zjarret në pyje-kullota në Malin e Gjerë janë të qëllimshme ndërsa flakët janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme.

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur që një ditë më parë  në malet e Zavalinës në Elbasan.

Vendosja e tij nën kontroll është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë malor.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një 28-vjeçar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, nga përhapja e të cilit është djegur një sipërfaqe toke me shkurre në Zavalinë.

Në Korcë, prej 4 ditësh mjete dhe punojës të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit punojnë për shuarjen e vatrave të shumta të zjarrit në pyjet e fshatit Bode në Lozhan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bie nga ura (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe ka...
16:31 | 22/07/2026

“Metamorfoza”, SPAK del me njoftim zyrtar: Mbyllen hetimet për Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me mbylljen e hetimeve për një nga fraksionet e dosjes “Metamorfoza” dhe dërgimin për gjykim të procedimit...
16:21 | 22/07/2026

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026