Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
24 Dhjetor 2025 | 09:41

Shqipëria është pajisur me sisteme raketore Javelin. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili thekson se këto sisteme janë siguruar falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri shprehet se sistemet Javelin do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, do të rrisin kapacitetet parandaluese, ndërveprueshmërinë me NATO-n, si dhe sigurinë kombëtare.

“Për ta bërë të qartë për publikun e gjerë: ndodhemi në një nga bazat e Forcave të Armatosura, konkretisht të Forcës Tokësore. Nuk është e nevojshme të japim detaje mbi vendndodhjen e saktë, por sapo është realizuar dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve të lëshimit Javelin. Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova janë përfituese të kësaj ndihme dhe të këtij bashkëpunimi dypalësh me SHBA-të. Po ashtu, janë dorëzuar edhe raketat e para kundërtanke që përdoren nga këto sisteme, gjë që është e rëndësishme për tre arsye kryesore.

Së pari, kjo i përgjigjet një kërkese të hershme të Forcave tona të Armatosura, e cila më në fund po bëhet realitet. Së dyti, bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara mbetet themelor për forcimin e kapaciteteve tona dhe rritjen e aftësive mbrojtëse. Së treti, kjo lidhet me aftësimin e personelit luftarak për përdorimin e sistemeve dhe pajisjeve teknologjike bashkëkohore, çka i jep këtij zhvillimi një domethënie të trefishtë”, u shpreh Vengu.

Ai shtoi se kjo është vetëm dërgesa e parë e njësive të lëshimit dhe e raketave përkatëse, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm pritet një dërgesë e dytë.

“Sistemet dhe pajisjet e reja do të forcojnë gjithashtu misionet e trupave tona, si në operacionet e NATO-s, ashtu edhe në ato të Bashkimit Evropian. Pra, kanë një vlerë dhe përdorim të dyfishtë”, theksoi ministri.

Sistemet Javelin janë sisteme të avancuara raketore kundërtanke, të bartshme nga një ushtar i vetëm, me parimin e funksionimit “zjarr dhe harro” (fire-and-forget). Ato përdoren nga këmbësoria për neutralizimin e mjeteve të blinduara, bunkerëve dhe objektivave të tjerë të fortifikuar.

Këto sisteme janë të njohura për drejtimin me rreze infra të kuqe, aftësinë për sulm nga lart — duke goditur pjesën më të dobët të blindimit të tankeve si dhe për mundësinë e përdorimit si ditën, ashtu edhe natën, duke i ofruar operatorit një nivel të lartë mbijetese.

Sistemi është zhvilluar nga kompanitë Raytheon dhe Lockheed Martin dhe përbëhet nga Njësia e Komandimit dhe Lëshimit (CLU), e cila shërben për identifikimin dhe shënjestrimin e objektivit, si dhe nga vetë raketa. Kjo u mundëson ushtarëve të qëllojnë dhe të marrin menjëherë mbulim, pa qenë të detyruar të qëndrojnë të ekspozuar pas lëshimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026