Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2026
Vëmendja e publikut dhe e diasporës shqiptare është përqendruar te mbrëmja e sotme ku do të mbahet edhe gjysmëfinalja e dytë e Eurovizion 2026.
Alis që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Nan”, do të ngjitet në skenën e Vjenës me synimin e qartë për të siguruar një biletë për në Finalen e Madhe.
Kjo performancë, e cila i dedikohet figurës së nënës, ka marrë vëmendje pozitive, ndërsa artistit i duhet mbështetja masive përmes votave nga diaspora dhe shtetet e tjera evropiane për t’u kualifikuar mes më të mirëve në finalen e madhe të 16 Maji.
Rregullat e Eurovision nuk lejojnë votimin nga brenda territorit të vendit përfaqësues, çka e bën diasporën faktorin kryesor për kualifikim,.
Nëse ndodhesh në një nga shtetet pjesëmarrëse, voto kodin 13 me numrin përkatës të vendit ku ndodhesh gjatë kohës që hapet televotimi.
Këtë vit, rregullorja përcakton se vetëm 10 shtetet më të votuara nga secila gjysmëfinale do të kalojnë në fazën finale. Fati i artistëve do të vendoset nga një sistem i kombinuar, i ndarë mes votimit të publikut dhe vlerësimit të jurive profesionale.
Në finale kanë kaluar Finlanda, Izraeli Greqia, Serbia, Moldavia, Kroacia, Belgjika, Lituania, Polonia dhe Suedia.
Ndërsa mbrëmjen e së enjtes në skenë do të ngjiten edhe Bullgaria, Austria, Azerbajxhani, Letonia, Rumania, Danimarka, Luksemburgu, Australia, Republika Çeke, Ukraina, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Armenia, Zvicra, Malta, Qipro dhe Norvegjia
Eurovizioni i këtij viti zhvillohet në Austri pas fitores së vitit të kaluar dhe finalja e madhe do të mbahet më 16 maj
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:51 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës