“Shqipëria po boshatiset çdo ditë”, Blendi Çeka zbërthen shifrat e sondazhit
Blendi Çeka nga Data Centrum ishte këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania për të folur rreth sondazhit të kryer në lidhje me shqetësimet e shqiptarëve. Në krye të listës së shqetësimeve ishte emigracioni.
Sipas Çekës shpopullimi që po i ndodh Shqipërisë vihet re kudo:
“Në varësi të popullsisë, se sa fëmijë janë, sa të rritur janë, sa të rinjë janë, ne duhet të rishikojmë të gjithë numrin e shpërndarjes së politikave publike. Sa shkolla duhet të kemi, sa mësues duhet të kemi.
Shqipëria kam përshtypjen në një pjesë të konsiderueshme të saj është e boshatisur. Kjo reflektohet kudo. Kush do punojë në bujqësi nëse s’ka njerëz? Një popullsi që po plaket, që rritet gjithnjë e më shumë numri i pensionistëve që kanë nevojë për kontribute, deri më sot emigrantët dhe familjarët kanë qenë mbështetja për pensionistët”,-u shpreh ai.
Shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas sondazhit janë, emigrimi ( 54.8%), çmimet e larta (42.1 %), kostoja e jetesës (36.2 %) dhe papunësia (34.3 %).
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem
- 14:40 Apeli vendos fatin e Marine Le Pen, a do të lejohet të kandidojë për presidente? Pse ky vendim është vendimtar për Francën