“Shqipëria po plaket”, eksperti: Nevojiten më shumë mjekë për të moshuarit
Shqipëria po përballet me një plakje të shpejtë të popullsisë, një fenomen që po ndodh më shpejt se në shumë vende të tjera të Europës.
Sipas të dhënave aktuale, mbi 20% e popullsisë shqiptare është mbi 65 vjeç, ndërsa projeksionet demografike parashikojnë që deri në vitin 2025, të moshuarit do të jenë në shumicë, duke kaluar numrin e të rinjve, fëmijëve dhe adoleshentëve.
Ky ndryshim thelbësor në strukturën e popullsisë po ngre sfida të mëdha për sistemin shëndetësor.
Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se është emergjente rritja e numrit të mjekëve geriatrë – profesionistë të specializuar për kujdesin shëndetësor të të moshuarve.
“Te të moshuarit, sëmundjet shfaqen në mënyra të ndryshme – mund të kesh pneumoni pa temperaturë. Mbivendosja e patologjive, humbja e aftësive funksionale dhe izolimi social janë ndër faktorët më të mëdhenj të riskut. Geriatri merret jo vetëm me trajtimin e sëmundjes biologjike, por edhe me jetesën sociale”, thotë Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik.
Sipas studimeve të pjesshme në popullatë, një person mbi 65 vjeç në Shqipëri ka mesatarisht të paktën dy diagnoza, shpesh të shoqëruara me humbje të aftësive si ecja apo shikimi.
Tek të moshuarit mbi 80 vjeç, kjo përqindje shkon deri në 50%, ndërsa një pjesë e madhe përballen edhe me izolim social dhe ndjenjën e vetmisë.
Ndërsa numri i të moshuarve rritet, ekspertët ngrenë alarmin se sistemi shëndetësor duhet të përshtatet dhe të investojë më shumë në trajnimin e mjekëve për kujdesin geriatrik, jo vetëm për të menaxhuar sëmundjet kronike, por edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së kësaj grupmoshe në rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse