Shqipëria të mos hiqet më katolike se Papa për agresionin rus, thotë Bushati

3 Maj 2022 | 20:20

Andi Bushati mendon Shqipëria duhet të vazhdojë të pranojë turistë rusë, pavarësisht se nuk kemi fluks të madh të tyre.

“Shqipëria nuk ka pse hiqet në këtë agresion më katolike se Papa”, tha Bushati në emisionin Shock në Euronews Albania.

Ai tha se shqiptarët nuk e kanë të drejtën t’i ndajnë rusët në kriminelë dhe jo kriminelë.

“Ç’të keqe ka që një familje rusësh nga Moska t’i bëjnë pushimet në Shqipëri?”, tha ai.

Vendimi i qeverisë për t’i lejuar rusët është i drejtë sipas Bushatit, por analisti thotë se ky pragmatizëm racional bie ndesh me veprimin tjetër të qeverisë, që ka emëruar rrugën para ambasadës ruse “Ukraina e Lirë”.

Ndërsa, Baton Haxhiu nuk është dakord që turistët rusë të lejohen në Shqipëri.

Ai tha se rusët nuk do të duhej të udhëtonin pasi “potencialisht e kanë votuar Putinin”.

“Me këtë parim nuk duhet të lëmë të shkojnë në bregdet as shqiptarët, se kanë votuar Edi Ramën”, ia ktheu Bushati.

Presidenti Ukrainas Zelenski u kërkoi sot shqiptarëve në një lidhje të drejtpërdrejtë në seancën parlamentare që të mos lejojnë turistët rusë në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026