“Shqipëria u bë destinacion për europianët”, Rama: 1001 arsye për të qenë krenarë
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij këtë të hënë në mbledhjen e Asamblesë kombëtare duke thënë se nëse shikojnë pas, kanë 1001 arsye për të qenë krenarë për rrugëtimin në qeverisjen e tij.
Ai tha se bukuritë natyrore të Shqipërisë, kanë qenë këtu edhe para 10 vitesh, por këtë vit sipas tij “u bë e mundur që shtypi botëror ta “bombardonte” lexuesin e tij me lajme plot simpati për Shqipërinë”
“E para sezoni i jashtëzakonshëm turistik i këtij viti dhe impakti i jashtëzakonshëm i organeve të drejtësisë. Ky është vetëm një fillim i ri, nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj dekade. Rruga e asaj maje, Shqipëria 2030, është ende përpjetë.
Kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për të qenë krenar për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto bukuri natyrore, por nuk ishte një destinacion turistik europian. Për të tjerët Shqipëria ishte një vend i pasigurisë, vjedhjeve e plherave. Industria jonë turistike ishte inekzistente.
Këtë vit që nga pranvera nuk ka pasur javë të mos shkruhej për Shqipërinë turistike, ata e bombarduan shtypin me lajme plot simpati për turizmin në Shqipëri. Berati, Korça dhe Gjirokastra, aty ishin edhe para 10 vitesh, por turizmi ishte mish pa kockë në pjatën e ekonomisë.
Rritja e vazhdueshme e kësaj dekade kulmoi këtë vit me një bum të vërtet turistik. Kjo erë e re u ndje edhe në qytete larg bregdetit. Kur unë flisja për Tepelenën turistike, më besonte vetëm Tërmeti. Këtë verë në ujin e ftohtë të Tepelenës shkoje vetëm me rezervime”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë