Shqipëria vend tranzit i emigrantëve, Boshnjaku: Gjatë 2023 u kapën 6654 klandestinë

23 Prill 2024 | 16:01

Trafiku i emigrantëve ilegal vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në zonat kufitare shqiptare me Greqinë.

Shifrat tregojnë një rënie të rasteve që kalojnë në territorin e Shqipërisë për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.

 “Gjatë viti 2023 kanë qenë rreth 6654 shtetas të cilët janë kapur në kufirin e gjelbër. Megjithatë ky ka qenë një nga vitet i cili ka pasur një ulje të migracionit të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë kjo si pasojë e masave të marra nga strukturat e policisë kufitare apo edhe të uljes së trendit të cilët ata tentojnë të kalojnë përmes territorit të Shqipërisë.

Gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2024 janë kapur rreth 307 emigrantë të parregullt të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa numri i autorëve është rreth 98 autorë të cilët janë ndjekur për veprën penale kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”,-tha Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

Për Euronews Albania, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku thekson se fokusi kryesor ka qenë tek migracioni i parregullt qoftë në pikat e kalimit kufitar apo përgjatë kufirit të gjelbër.

 “Zakonisht rruga që emigrantët e parregullt apo grupet kriminale që tentojnë të kontrabandojnë përmes territorit të Shqipërisë është nëpërmjet kufirit që ne kemi me Greqinë me Malin e Zi dhe kjo më e theksuar ka qenë në zonat e Qafë Botës, por sipas masave ndryshojnë edhe tendencat e kalimit. Në momentin që masat e policisë kufitare kanë kontrolle më strikte shpesh herë tentohet që ato të ndryshojnë drejtim duke përzgjedhur vende të tjera. Kemi pasur raste të kapjes së emigrantëve të parregullt në territorin që mbulon drejtoria vendore e kufirit dhe migracionit Korçë dhe Gjirokastër.

Policia ka vënë para përgjegjësisë ata që i kanë transportuar, ata që kanë shkelur legjislacionin shqiptar, ata që kanë kryer një vepër penale. Po punohet për të goditur edhe organizuesit apo ndihmuesit e këtij fenomeni”,-u shpreh ai.

Gjatë vitit 2023 vendi ynë raportoi një rënie prej rreth 31% të emigrantëve të parregullt krahasuar me vitin 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026