“Shqiptarët më shumë sesa fat” – Kurti ndan fotot nga takimi me Ramën dhe Travarin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë në rrjete sociale një foto nga margjinat e samitit rajonal të Shkupit, ku ai shihet duke biseduar me kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarin.
Kurti në mbishkrimin e fotove shkruan se shqiptarët e kanë në vetëdijen kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe kjo është më shumë sesa fat.
Kreu i qeverisë në Kosovë shton se shërbimi ndaj qytetarëve duhet të jetë përherë qëllim i palëkundur i të gjithë politikanëve shqiptarë.
“Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.
Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie” shkruan Kurti në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit