“Kërcënimet të ndërpriten”, Kurti në Shkup: S’ka bashkëpunim pa siguri në rajon

22 Janar 2024 | 10:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit, por dhe zyrtarëve të SHBA dhe BE-së.

Në fjalën e tij në këtë samit, Kurti tha  se Kosova është e gatshme për reforma ndërsa shtoi se që të ketë bashkëpunim mes vendeve të rajonit duhet të ketë edhe siguri.

“Kosova është e gatshme për reforma, por që qytetarët e rajonit të bashkëpunojë dhe integrohen, kërcënimet duhet të ndërpriten. Kërkova edhe besim dhe marrëdhënie mes vendeve dhe institucioneve tona, kjo nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzohet që të transportohen municione. Marrëdhëniet normale janë kyç për shfrytëzimin e potencialit, ka rëndësi sundimi i ligjit të së drejtës. Puna  është që të realizojmë reforma, kurse BE të gjykojë sipas meritave”, tha Kurti.

Mikpritës i takimit është kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërsa në të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Millojko Spajiç presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Përveç tyre, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen prej Ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Ndërsa në mesin e zyrtarëve evropianë është drejtori i Komisionit Evropian për Fqinjësi, Gert Jan Kopman dhe zyrtarë tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026