Shqiptarët nuk ndahen në parti për vendet më miqësore
Shqiptarët nuk ndahen në parti kur vjen puna për të gjykuar se cilat janë vendet më miqësore me vendin tonë.
Socialistët dhe demokratët ndajnë mendime të njëjta se cilat janë tre vendet më dashamirëse ndaj nesh.
98.7% e demokratëve të pyetur në anketën e Barometrit në Euronews Albania, e konsiderojnë SHBA vend miqësor.
Të njëjtin mendim ndajnë dhe 95.1% e socialistëve.
Demokratët dhe socialistët përputhen në mendime edhe për dashamirësinë e Turqisë, ku 93% e demokratëve dhe 96% e socialistëve, e konsiderojnë vend miqësor.
Italinë e konsiderojnë vend miqësor me Shqipërinë, 93.6% e demokratëve dhe 96.2% e socialistëve.
Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në datat 25 mars deri në 5 prill me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona