‘Shqiptarët s’adoptojnë kafshë rruge’, animalistja: Mos hani mish, 3 ditë s’tretet
Animalistja Jonida Çobani Gjoka bëri thirrje që qytetarët të mos e konsumojnë mishin e kafshëve, së pari për anën shëndetësore, sepse do tre ditë të tretet dhe së dyti për anën emocionale.
Në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se aktualisht po kujdeset për 7 kafshë, por ka pasur 23.
Jonida tregoi se kishte shpëtuar 39 kafshë vitin që kaloi dhe rasti i fundit ishte një qenush në pyjet e Dajtit që ishte kockë e lëkurë.
“Dje dhe pardje kam ikur në Dajt, gati një orë rrugë me makinë, për një qenush që ishte në gjendje shumë të mjerë; një qenush që ishte kockë e lëkurë i paushqyer dhe duhej të kishte edhe probleme lëkure gjithashtu,” – u shpreh ajo.
Animalistja tregoi se këto kafshë i merr në shtëpi dhe u jep ndihmën e parë. Sipas saj, po të kishte mundësi do kujdesej për më shumë, duke vënë në dukje se shqiptarët si popull nuk e kanë për zakon të adoptojnë kafshë rruge, që siç thotë Jonida, janë ato që kanë më shumë nevojë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare