“Shqiptarët s’kanë besim tek institucionet”, Çeka: S’i besojmë as njëri-tjetrit
Blendi Çeka nga MRB Data Centrum tha në emisionin “Barometri” në Euronews Albania se shqiptarët nuk kanë besim te institucionet.
Çeka tha se ky është një problem që vihet re sistematikisht në Shqipëri, pavarësisht kohës apo personit në pushtet.
“Po ta shikojmë me kujdes nga pikëpamja e besimit te institucionet shqiptare ëhstë shumë i ulët. Ne nuk besojmë. Ky nuk është një problem që doli sot, por ka qenë sistematikisht. Ne jemi në krizë sistematike për të krijuar institucione të besueshme”,-tha Çeka.
Ai shtoi se për fat kë keq besimi te shqiptarët mungon edhe në aspekte të tjera horizontale, sa herë që i takon organizimeve të përbashkëta. Sipas tij besimi shtrihet te rrethi më i ngushtë i gjithsecilit e sa më shumë hapet rrethi ikën edhe besimi.
“Si qasje ne nuk kemi besim vertikal te institucionet, ky është problem i shtet ndërtimit te ne. Është shumë e vështirë të ndërtosh besim, pavarësisht nga periudha e kohës apo se kush është në pushtet. Kjo vjen nga eksperienca. Nga ana tjetër ne nuk kemi as besim horizontal, ne nuk kemi besim as te njëri-tjetri. Besimi te ne mbaron te familja, te miqtë e te rrethi imediat, është shumë e vështirë që në organizime horizontale në çdolloj sektori janë shumë të vështira”,-tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet