Sa i njohin shqiptarët minoritetet?

19 Maj 2022 | 21:15

Mes minoriteteve kombëtare, shqiptarët kanë pasur më shumë të bëjnë me romët (73%) dhe egjiptianët (65%).

Thuajse gjysma e shqiptarëve (46%) kanë pasur marrëdhënie me një person të minoritetit grek dhe shumë pak (16.4%) qytetarë kanë pasur marrëdhënie me një person të komunitetit LGBT+.

Barometri në Euronews Albania i pyeti shqiptarët lidhur me minoritetet me bazë kombëtare, etnike apo komuniteteve me bazë sociale.

Rezultatet tregojnë se shumica e shqiptarëve janë të hapur ndaj personave që vijnë nga minoritetet me bazë etnike në Shqipëri.

Një pjesëtar i minoritetit grek pranohet nga më shumë se 90% e shqiptarëve, si pjesë e rrethit të tyre shoqëror apo profesional.

Më pak janë ata (78.6%) që do të pranonin të martoheshin me një pjesëtar të këtij minoriteti.

Shqiptarët shprehen përgjithësisht të hapur edhe ndaj komuniteteve arumune, rome dhe egjiptiane.

Përkatësisht thuajse katër në pesë shqiptarë (78%) e pranon një arumun si pjesë të shoqërisë apo punës së tyre.

Komuniteti rom pranohet nga të paktën tre në pesë (62%) shqiptarë, si në shoqëri edhe profesion.

Të paktën tre në pesë shqiptarë (60%) i pranojnë pjesëtarët e komunitetit egjiptian si miq, fqinj, kolegë apo mësues e mjek të familjes së tyre.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje mes datave 25 prill – 7 maj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025