Shqiptarët të ndarë, disa festojnë jashtë, qytetarët e Kosovës më atdhetarë

27 Nëntor 2022 | 13:55

Festat e Nëntorit dhe ditët zyrtare të pushimit kanë shtyrë qytetarët shqiptarë të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit. Në Elbasan janë rritur kërkesat në agjencitë turistikë për të udhëtuar jashtë gjatë ditëve të festave.

“Edhe pse ne kemi festat tona kombëtare vihet re një trend gjithnjë në rritje i shqiptarëve që duan të udhëtojnë jashtë kufirit për të festuar festat. Vetëm për fluturimet, akomodimet apo turet kulturore të datave 25 me 29 ne kemi rreth 1600 rezervime dhe pasagjerë”, tregon Irma Tafaj agjente udhëtimesh.

“Ka shumë destinacione që janë të përzemërta si Stambolli, Italia mbetet gjithashtu një vend që ata e frekuentojnë”, thotë Klaudia Krasnika.

Po ka edhe atdhetarë që kërkojnë medoemos të festojnë në vendlindje, pasi festat kombëtarë janë të papranueshme të festohen jashtë vendit.

“Ne mund të shkojmë shumë mirë të festojmë në Kosovë në trojet tona shqiptare në Maqedoni në Mal të Zi, kjo është shumë e justifikueshme por pjesa tjetër pastaj është një arsye që nuk lidhet me festen”, shprehet një qytetar.

Më shumë patriotizëm e atdhedashuri lexohet në qasjet e qytetarëve të Kosovës që zgjedhin vendin tonë për festa.

“Kemi ardhur nga Gjakova, kem ardhur për festat, sidomos 28 dhe 29 Nëntorit”, thotë një zonjë nga Kosova.

Afro 70% e prenotimeve në agjencitë turistike kanë zgjedhur të festojnë jashtë Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026