Shqiptarët të varur nga makina/ Raporti: Sa përdoret transporti publik në Tiranë

22 Janar 2025 | 17:20

Shqiptarët preferojnë të zgjidhin lëvizjet e ditës me makinë  dhe shumë pak zgjedhin të ecin apo përdorin biçikletën. Një raport i Raport i Komisionit Europian bërë në disa qytete Europiane ka nxjerr në pah se Tirana renditet në 10 qytetet e fundit që përdorin më pak transportin publik.

E thënë në shifra vetëm 22% e kryeqytetasve lëvizin me urban.  55% përdorin makinat privat dhe vetëm 25%  ecin në këmbë. Por pse kjo varësi e shqiptarëve ndaj makinave.

 “Mendoj që lidhet me mungesat e shumta që kemi patur ne si shoqëri për dekada të tëra ku komoditeti ka qenë një sakrilegj, ndaj edhe blerja e një makine për shumë prej nesh ka qenë një gjë e largët, ndaj edhe në momentin që kemi arritur ta kemi, ai është bërë një mjet që na identifikon shumë, identifikon statusin tonë ekonomik dhe statusin në shoqëri”, Entela Binjaku.

Edhe pse pak më mirë se Roma, Beogradi dhe Madriti, biçikleta përdoret nga 17% e kryeqytetasve për lëvizje.

“Aty ku ka qenë që në vegjëli e përcjell dhe është ruajtur tradita e bicikletave, siç është Shkodra e ruajnë dhe sot e kësaj dite, në qytetet e tjera ku nuk është vendosur dot një farë edukimi për tu bërë traditë dhe kjo ka mbetur pas”,-tha sociologia Binjaku.

Në të gjitha mënyrat e lëvizjes në qytet Tirana renditet nën mesataren evropiane, duke na bërë një qytet ku mbizotërojnë makinat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026