Shqiptarët ushqehen me mish importi, Brazili dominon me 45% të sasisë

21 Maj 2026 | 18:31

Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë te mishi i importuar, në një kohë kur prodhimi vendas po tkurret dhe sektori blegtoral po humbet gradualisht kapacitetet prodhuese.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë muajit prill 2026 importet e mishit dhe të brendshmeve të ngrënshme arritën në rreth 894 milionë lekë, niveli i dytë më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për një muaj në 20 vite.

Rritja nuk lidhet vetëm me çmimet, por edhe me sasitë e importuara. Në prill, pesha e mishit të futur nga jashtë arriti në mbi 5 milionë kilogramë, niveli më i lartë i viteve të fundit. Kjo tregon se tregu shqiptar po mbështetet gjithnjë e më shumë te furnizimi nga importi për të mbuluar kërkesën e brendshme.

Paralelisht, është rritur edhe çmimi mesatar i mishit të importuar. Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar për kilogram arriti në rreth 178.6 lekë në prill 2026, nga rreth 153.4 lekë për kilogram në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Nëse disa vite më parë importet mujore të mishit luhateshin zakonisht mes 400 dhe 600 milionë lekëve, gjatë dy viteve të fundit ato po afrohen gjithnjë e më shpesh me nivelet rekord. Kjo sugjeron një ndryshim më të thellë në strukturën e furnizimit të tregut vendas.

Rritja e importeve vjen në një periudhë kur prodhimi vendas po ndjek drejtimin e kundërt. Sipas të dhënave, prodhimi total i mishit në Shqipëri zbriti në rreth 130 mijë tonë në vitin 2024, niveli më i ulët i regjistruar në dy dekadat e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme...
14:37 | 13/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit për bojkotin e seancës parlamentare nga Partia Demokratike, duke e cilësuar atë si një favor për qeverinë. Ndër...
13:40 | 13/07/2026