“Shteti i së drejtës nuk mund të negociohet”, Rama: Rruga drejt BE e vështirë, por pa kthim

9 Maj 2026 | 11:50

Kryeministri Edi Rama tha në fjalën e mbajtur me rastin e hapjes së Javës së Evropës se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e vështirë, por pa kthim.

Rama theksoi se shteti i të drejtës, si një garanci e siguruar nga BE, nuk mund të negociohet.

“Nëse ne sot jemi besimplotë për ecurinë e këtij procesi, kjo lidhet pikërisht me ecjen dorë për dorë me BE dhe të qenit njëkohësisht pjesë e tij është një garanci. Shumëkush e pikturon BE-në si një pengesë, barrë, apo një perimetër për të mos marrë frymë lirisht. Por, nuk ka gjë më larg të vërtetës dhe të gabuar, sepse BE garanton perimetrin e shtetit të së drejtës dhe kjo nuk mund të negociohet, por vetëm të respektohet kur e ke dhe të ndërtohet kur nuk e ke. Në këtë ditë që kremton Europën si një djep kulturash dhe vullnetesh unë dua ta nënvizoj me forcë që shqiptarët janë në ditën e tyre më të mirë, por njëkohësisht besimi për të qenë pranë Europës së Bashkuar është një garanci për të qenë në rrugën e  garancisë pa kthim. Është një rrugë pa kthim”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026