‘Shteti kujdeset më shumë për të burgosurin, sesa për njeriun në nevojë’, thotë aktori Binaj
Aktori Florian Binaj u shpreh në Euronews Albania se është shqetësuese situata me rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Z. Binaj theksoi se sot shteti kujdeset më shumë për një të burgosur sesa për një njeri në nevojë.
“Sot kujdeset më shumë shteti për një të burgosur sesa për një njeri që ka nevojë. Paguhet më shumë në ditë një i burgosur sesa në muaj një njeri që ka nevojë”, u shpreh aktori, teksa shtoi se të hënën do të zhvillohet protesta e radhës para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve.
Gjatë fjalës së tij, z. Binaj tha se në protestën e djeshme do të ishin dyfish njerëz nëse ambasada amerikane fillimisht nuk do e quante protestën si të organizuar nga PD.
“Pati një mëdyshje të madhe kur ambasada amerikane tha që është e organizuar nga PD. Pastaj kur komunikoi me disa nga njerëzit që kishin bërë njoftimin në Instagram për t’u mbledhur, bëri njoftimin e dytë dhe tha nuk ishte e organizuar nga PD”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Protestë përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimeve
- Opozita mbështet protestën për rritjen e çmimeve, ambasada e SHBA thirrje për kujdes
- Juristi paralajmëron protestë ndryshe: Rritja e çmimit të bukës është shqetësuese
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar