Shtohen aksidentet e urbanëve, sa të sigurt janë qytetarët?

17 Maj 2022 | 08:25

Kohët e fundit janë shtuar aksidentet e linjave të urbanëve në Tiranë. Dje autobusi i linjës së Kombinatit është përplasur me një kosh mbeturinash.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës “Misto Mame” dhe dëmet ishin vetëm materiale.

Aksidentet e fundit ngrenë një këmbanë alarmi për sigurinë e linjave të autobusëve në kryeqytet.

Kujtojmë aksidentin e frikshëm të autobusit të linjës së “Unazës” që u përplas me 29 prill me një automjet tip “Benz” dhe më pas përfundoi në lumin e Lanës. Nga ky aksident mbeten 5 pasagjerë të lënduar. Deri tani janë hapur dy pista hetimi, humbja e kontrollit nga shoferi ose ndonjë defekt i mundshëm teknik.

Pas autobusit “Go Green”, një tjetër urban i kryeqytetit u përfshirë në aksident. Më 2 maj autobusi i linjës “Qyteti Studenti – Jordan Misja” u përplas në kabinën e stacionit të pasagjerëve në bulevardin “Zogu i Parë”, ndërsa shkaqet e aksidentet mbeten ende të paqarta.

Vetëm dy ditë më pas, më 4 maj urbani i linjës “Selitë-Kristal-Qendër” u përplas me një kamion, duke shkaktuar panik të madh jo vetëm te pasagjerët por dhe te qytetarët përreth. Ngjarja ndodhi tek “Stacioni i Trenit”, po fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Këto aksidente numërohen në më pak se 3 javë, duke shkaktuar një pasiguri të madhe sidomos tek qytetarët që urbanet i kanë si të vetmen mënyre transporti. Ndërkohë për të gjitha rastet pritet të flasë ekspertiza.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026