Shtohen aksidentet në qershor, rritje me 3% krahasuar me 2022-shin

19 Korrik 2023 | 15:22

Qershori ka shënuar një rritje të numrit të aksidenteve. Krahasuar më nje vit më parë nga 98 aksidente, për vitin 2023, janë shënuar 101, një rritje me 3.1%.

Të rinjtë janë shkaktarët kryesorë të tyre. Sipas të dhënave të INSTAT, grupmosha nga 25-34 vjeç, mbajnë numrin më të lartë të aksidenteve të kryera, me 30.7%. Pakujdesia, shpejtësia, përdorimi i alkoolit, lëndëve narkotike, janë disa nga faktorët. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 14,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Nga ana tjetër, edhe pse kemi një rritje të aksidenteve, ka një rënie të viktimave ose dhe të plagosurve. Numri i të aksidentuarve rezulton 132 persona nga 141 në muajin Qershor 2022.

Ndërkohë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, numërohen 528 aksidente rrugore nga 581 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,1 %.

Po ashtu dhe në gjashtëmujorin e parë numri i të aksidentuarve është 722 persona nga 821 persona të aksidentuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Këmbësorët janë shkaktarët kryesorë, në 15,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026