Shtohen forcat e policisë në Bulevard për samitin e BE-së
Forcat e policisë janë shtuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, zonë e cila cilësohet brenda perimetrit të sigurisë, për shkak të mbajtjes së samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Brenda kësaj zone ka pasur shtim të automjeteve, por edhe të autoboteve të policisë. Rreth 1500 efektivë do të jenë në terren, ndërsa akse të shumta rrugore janë bllokuar për kalimin e delegacioneve.
Qarkullimi vijon ende në pjesën e Unazës, teksa sot do të punojnë vetëm një pjesë e urbanëve, sipas një njoftimi të dhënë dje nga bashkia e Tiranës.
Ndërkohë, krahas samitit, do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Partia Demokratike. Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë. Por mësohet se protesta do të mbahet në pjesën e bulevardit para ish-hotel Dajtit.
Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s


