Kushdo që e ka qenë në Durrës gjatë verës, ka vënë re se hotele mund të gjesh në çdo cep të qytetit. Madje këtë e reflektojnë dhe shifrat.
Nëse një vit më parë në territorin e kësaj bashkie regjistroheshin 158 subjekte që ushtrojnë aktivitetin “Hoteleri”, në 6 muajt e parë të vitit 2022 numri i tyre arrin në 204.
“Po ndodh një fenomen, që përveç pjesës që janë bërë investime të reja, dhe kjo vihet re sidomos në strukturën pas Plepave deri tek Përroi i Agait, ka pasur dhe përshtatje. Do të thotë që objekte që kanë pasur një destinacion tjetër, janë përshtatur dhe janë kthyer në hotele me qëllim që të kenë mundësi të funksionojnë për të zhvilluar këtë aktivitet”, u shpreh Alban Isteri, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.
Por, ndërkohë që biznesi po përballet me mungesën e fuqisë punëtore, ku e gjejnë stafin këto struktura?
“Ka pasur një prurje të stafeve qoftë nga qytete të tjera, që nuk kanë të njejtin sezon turistik si Durrësi, por edhe punonjës të huaj. Këta të fundit në një numër më të pakët, sepse nuk funksionojnë shumë ngaqë e shohin Shqipërinë vetëm si një lloj trampoline për të kaluar në vendet e BE”, u shpreh më tej Isteri.
Këtë problem e pohojnë dhe operatorët turistikë.
“Janë të paparashikueshëm, sepse Shqipërinë e shikojnë gjithmonë si trampolinë, pra vijnë e rrinë 1 muaj a 2 dhe largohen”, tha Ndriçim Duka.
Përgjatë vitit 2021, numri i personave të huaj të punësuar në Durrës ishte afërsisht 1000, nga të cilët 37% në punësuar në sektorin e turizmit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një kod unik për çdo shtëpi, si do ndryshojnë adresat e banesave dhe bizneseve
- Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shitet nafta e benzina
- Kokoneshi sillet tek trauma, Kryebashkaku i Divjakës në gjendje të stabilizuar