Shtohen infarktet te të rinjtë, Kardiologu: Mosha mesatare e të prekurve, 48 vjeç

14 Qershor 2024 | 16:22

Pacientët me probleme kardiake janë në rritje të vazhdueshme, duke bërë që Shqipëria tashmë të kalojnë në zonën e kuqe sa i takon shpeshtësisë së sëmundjes në popullatë. Në një intervistë për Euronews Albania, kardiologu Aurel Demiraj shprehet me shqetësim se të rinjtë po preken gjithmonë e më shumë.

“Në të dhënat e fundit 2024, Shqipëria ka zbritur një shkallë, në nuk jemi më në vendet me risk të moderuar, jemi në grupin e vendeve me risk të lartë. Atë që ne po shikojmë në praktikën klinike është ulja e moshës që fillojnë këto probleme”, tha Demira

Pa e kuptuar, të rinjtë po shkojnë në dyert e urgjencave me infarkt të miokardit.

“Në vitet 2000 infarkti i miokardit ishte i zakonshëm në moshat mbi 70 , ekstreme kemi pasur dhe pacientë 18 -17 vjeçar me infarkt. Satistikisht infarktet e miokardit deri në vitin 2000 mosha mesatare ishte 74- 75 vjeç, tani ka rënë shumë më tepër , ka shkuar tek 48 vjeç” tha kardiologu.

Mjekët fajësojnë për këtë situatë mënyrën e të jetuarit, e cila ka ndryshuar tërësisht pas viteve 90.

“Është rritur mirëqenia, por është shtuar jeta sedentare, e keni vë re numrin e makinave përdorimin e tyre, shtimin në peshë, konsumimi i duhanit”  tha ai.

Përgjatë një viti, 3000 qytetarë pësojnë infarkt të miokardit, 12% e tyre nuk ja dalin, ndaj mjekët apelojnë për një stil të shëndetshëm jetese, duke nisur nga ushqyerja e deri tek aktiviteti fizik.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026