Shtohen kërkesat për eutanazi në Holandë

23 Mars 2023 | 17:18

Qendra e Ekspertëve për Eutanazinë në Holandë miratoi 1240 kërkesa për eutanazi vitin e kaluar, që është 11 për qind më shumë se në vitin 2021.

Vetë numri i kërkesave u rrit me 13 përqind, nga 3,689 në 2021 në 4,159 në 2022, bazuar në të dhënat vjetore të qendrës, raporton NL Times me bazë në Amsterdam.

Një qendër profesionale eutanazie ndihmon njerëzit, mjeku i të cilëve nuk mund të përmbushë kërkesën e tyre për eutanazi, për shembull, sepse ata mendojnë se kërkesa është shumë e ndërlikuar.

Rreth një e treta e pacientëve që shkuan në qendër vitin e kaluar iu nënshtruan eutanazisë dhe kjo përqindje ka qenë e qëndrueshme prej vitesh.

Rreth një e pesta e kërkesave për eutanazi që ka pranuar qendra e ekspertizës vitin e kaluar kanë ardhur nga pacientë me vuajtje mendore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026

Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza ndaj 22 të dyshuarve, përfshirë 4 deputetë, figura politike dhe ish-zyrtarë, në kuadër të një hetimi...
21:34 | 16/07/2026