Shtohen rastet me alergji, mjekja: Mund të na prek në çdo moshë, çfarë duhet të kemi parasysh
Alergjitë po shtojnë gjithmonë e më shumë pacientë në rradhët e tyre. Mjekët alergolog thonë se të gjithë jemi të rrezikuar prej tyre dhe sëmundja nuk shfaqet vetëm në fëmijëri po në çdo moshë.
“Pacientët kanë ardhur në rritje nga viti në vit, pra çdo vit e më tej kemi rritje të pacientëve me sëmundje alergjike dhe rrufën alergjike që nuk është kararkteristikë e moshave të vogla por rrufa alergjike mund të fillojë në cdo moshë. në një moment të caktuar sëmundja shfaqet me simtoma të rrufës, teshtima, të kruara të syve, të hundës, të veshëve”, tha Prof.Asc Eris Mësonjësi, Alegologe-Imunologe klinike në QSUT.
Pranvera konsiderohet stina ku mbizotërojnë alergjitë sezonale me shkaktarë polenet.
“Kryesisht janë rrufa alergjike stinore ku barërat janë ato më kryesoret. Gjithsesi kemi dhe aktivizimin e alergjisë gjithë vjetore, pra nuk janë vetëm polenet. Kemi aktivizimin e alergjisë nga pluhrat e shtëpisë, nga myku. Janë alergji që zgjasin gjithë vitin por në pranverë kanë një përkeqsim të simtomave të tyre”, shtoi Mësonjësi.
Ndryshimet klimatike dhe përjetimi i të gjtiha stinëve brenda 24 orëve po ndikon edhe tek astmat bronkiale. Mjekja thotë që pacientët rrezikojnë të përjetojnë kriza ndonjëherë dhe jetëkërcënuese.
“Këshilla jonë e parë dhe e përhershme është që të drejtohen tek mjeku alergolog, sidomos pacientët që kanë probleme me frymëmarrjen këto kohë për të marrë mjekimin e duhur dhe për të mos rrezikuar jetën e tyre. Nëse rrufa alegjike është një sëmundje që nuk rrezikon jetën astma bronkiale është një sëmundje që e rrezikon jetën e pacientit”, theksoi mjekja.
Në kushtet kur polenet nuk i ndalim dot mjekja na jep këshilla se si të minimizojmë ndikimin e tyre.
“Në oraret pik të poleneve që është ora 8 e mëngjesit dhe 2-3 pasdite të mos qëndrojnë në ambjente të hapura, të jenë gjithmonë me syze dielli. Kur lëvizin dritaret e makinës duhet të jenë mbyllur, dritaret e shtëpisë qëndrojnë mbyllur, që polenet mos hyjnë nga jashtë -brenda”.
Në të gjitha rastet mjekët apelojnë për kontrolle të rregullta mjeksore dhe ndjekjen korrekt të mjekimit nga personat alergjik.
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 14:35 Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
- 14:14 Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore