Shtohen rastet tek nefrologu, 15 fëmijë çdo ditë në spital me probleme shëndetësore

23 Tetor 2023 | 18:30

Frekuentimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve ka çuar në shtimin e problematikave shëndetësore tek fëmijët. Infeksionet urinare janë më të shprehura në këtë periudhë, kjo dhe për shkak të përdorimit të tualeteve të përbashkëta.

Shefi i shërbimit të nefrologjisë pediatrike në QSUT, Diamant Shtiza, në një intervistë për Euroneës Albania thotë se këto infeksione janë të shpeshta dhe çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore mesatarisht 15 pacientë të vegjël.

“Problematika më e shprehur në përditshmërinë tonë janë infeksionet urinare, deri në moshën 1 vjeç. Kemi 3 djem dhe 1 vajzë. Raporti ndryshon pas moshës 1 vjeç me 10 vajza e 1 djalë si pasojë e  natyrës dhe anatomisë. Ato i hasim që nga fëmijët e çerdhes dhe kopshte e shkolla. Shkaqet janë të ndryshme. Nga mungesa e higjienës, ajo personale, diaretë, frekuentimi i tualeteve,” – u shpreh Shtiza.

Mjekët apelojnë që këto infeksione duhet të kapen në kohë dhe të trajtohen pasi në të kundërt çojnë deri në dëmtim të veshkave.

“Nëse nuk i kapim këto infeksione, ne kalojmë në dëmtime të fshikëzës dhe me kalimin e kohës na dëmtohen dhe veshkat,” – tregoi Shtiza.

Tek fëmijët nën 1 vjeç shpesh është e vështirë kapja e këtyre problematikave, por sipas ekspertëve studimet kanë treguar se në 10% të rasteve me temperaturë, kanë si shkaktarë infeksionet urinare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026