Frika nga lufta, Europa rekord shpenzimesh ushtarake
Shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri në vitin 2023 për të nëntin vit radhazi, sipas një raporti nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm. Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, e ndikuar kryesisht nga lufta në Ukrainë, nënvizon Instituti.
Evropa ka parë një rritje të gjerë të shpenzimeve ushtarake që nga fillimi i vitit 2022, duke arritur një total prej 552 miliardë euro në 2023.
Ky trend në rritje në buxhetet ushtarake të vendeve të Evropës Perëndimore dhe Qendrore është kryesisht si reagim ndaj një rritjeje të shpenzimeve ruse të mbrojtjes, sipas raportit të SIPRI.
Në vitin 2023, Mbretëria e Bashkuar doli si shpenzuesi më i madh ushtarak i Evropës, duke ndarë 2.3% të prodhimit të saj të brendshëm bruto (PBB) për blerjet e armëve.
Ndërsa vendet e Evropës Perëndimore përbëjnë ende pjesën më të madhe të shpenzimeve totale ushtarake të kontinentit, vendet e Evropës Qendrore po japin kontributin e tyre më të madh në shpenzimet e mbrojtjes së Evropës që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Polonia bëri rritjen më të madhe proporcionale të Evropës në shpenzimet e saj të mbrojtjes midis 2022 dhe 2023, duke shpenzuar 3.8% të PBB-së së saj në mbrojtje në 2023 – ende larg objektivit të saj të deklaruar prej 4%.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)