Shtohen të moshuarit në Shqipëri, 1 në 3 prej tyre, nevojë për kujdes afatgjatë
1 në 3 të moshuar në vendin tonë kanë nevojë për kujdes afatgjatë. Ekspertët e geriatrisë kanë hartuar një raport i cili nxjerr në pah, nevojat emergjente që kanë të moshuarit në vendin tonë.
“1 në 3 të moshuar kanë nevojë për Kujdes afatgjatë, por këto nevoja janë të ndryshme, 5% kanë nevojë për kujdes 24 orë, ndërsa pjesa tjetër për disa orë gjatë ditën”,-tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë.
Në 95% të rasteve kujdesi ofrohet nga familjarët
“E ofrojnë fëmijët, gruaja të afërmit”,- tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë.
Ekspertët gjykojnë se Shqipëria nuk është ende gati të ofrojë kujdes rezidencial për të gjithë, veçanërisht në kushtet kur shikohet se të moshuarit po shtohen.
“11% raporti i varësisë së moshimit, që ka qenë para 10 vjetësh, sot është 22% dhe pritet të shkojë në 33% kjo do të thotë janë të moshuar mbi persona në moshë pune”,-tha tha Alban Ylli, ekspert i gjeriatrisë.
Të gjendur në këto kushte ekspertët sugjerojnë që të forcohen më shumë kujdestarët familjar, e njëherazi atyre t’ju ofrohet mbështetje pasi në gjykimin e tyre mbilodhja e krijuar nga kujdesi intensive mund të çojë dhe drejt abuzimit me të moshuarit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” njofton protestën kundër procesit zgjedhor në Kamzë
- Bileta e dytë për finalen, Man City pret Real Madrid. Ancelotti i frikësohet Haaland
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë