Shtohet një aparature e re dialize në Spitalin e Traumës
Shërbimit të Reanimacionit në Spitalin Universitar të Traumës i është shtuar një aparaturë e re e cila bën të mundur ofrimin e shërbimit të dializës pranë shtratit të pacientit, që ka pësuar dëmtime akute të veshkës apo gjendje septike si pasojë e traumave
“% më e lartë janë pacientëve paraqesin insuficiencë akute si rezultat i traumës, gjendjeve të rënda të shokut traumatik, që shoqërohet me alterime të funksionit renal që një pjesë të pacientëve ju kushton dhe jetën ky komplikacion”,-tha Rexhina Sturçe shefe e reanimacionit, spitali univeristar i Traumës.
Mungesa e kësaj aparature në shërbim i detyronte mjekët që të bënin transportin e pacientëve drejt Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, dhe rikthimin sërish në spitalin e traumës ndonjëherë dhe risqe të mëdha për jetën e pacientit.
“Shumica e këtyre pacientëve janë nën ventilim mekanik dhe nën respiracion të drejtuar. Ata paraqesin instabilitet dhe është shumë e vlefshme për këta pacientë se më parë detyroheshim t’i tranferonim këta pacientë në një njësi tjetër shërbimi”,-tha Struçe.
Kjo aparaturë lehtëson trajtimin e pacientit dhe përmirëson më mënyrë të ndjeshme shërbimin ndaj pacientëve, duke ndikuar edhe në rezultate më të larta të shërimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian