Shtyhet gjyqi ndaj Becchettit në Apel, kërkesa e avokatëve të biznesmenit
Vazhdon të zvarritet në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm gjyqi ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.
Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë në orën 09:00, u shty më datë 12 maj ora 09:00 për shkak se avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.
Pasi u tërhoq për gjykim, togat e zeza e pranuan kërkesën e avokatëve. Nga janari i 2024 deri me tani, seanca në Apel është shtyrë 20 herë.
Procesi ende nuk është çelur pasi avokatët e Francesco Becchettit kanë paraqitur kërkesa të shumta, sic ishte edhe seanca e kësaj të hëne ku u kërkuan audiot e seancave gjatë procesit në shkallë të parë.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani vendosën të pranojnë kërkesën e fundit të avokatëve duke u bërë me dije që do ia vënë në dispozicion me email sa më parë audiot e kërkuara, por edhe faktin që nuk do pranojnë më kërkesa të kësaj natyre.
Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg nën akuzën se ai përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.
Becchetti u akuzua për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara