Shtyhet gjyqi për ekstradimin e turkut të kriptovalutave

21 Tetor 2022 | 10:19

Gjyqi për ekstradimin e turkut Faruk Fetih Ozer, i akuzuar për mashtrimin me kriptovalutat, është shtyrë për në 1 nëntor.

Shkak u bë mungesa e avokatit të tij mbrojtës, Klodian Skënderi, për shkak se ndodhet në SPAK.

Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradimin e tij.

Ai dyshohet se u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri, deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut pak javë më parë.

Ozer u arrestua nga njësia speciale “FAST”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, që prej një viti nga Turqia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026