Shtyhet Kongresi i Partisë Socialiste, zbulohet shkaku

30 Tetor 2023 | 16:17

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë mbajtjen e Kongresit për javën e parë të dhjetorit. Mbajtja e tij ishte parashikuar për datën 4 nëntor.

Sipas socialistëve, vëmendja gjatë kësaj periudhe do të jetë e përqëndruar tek projektbuxheti për vitin 2024 që do të diskutohet gjatë këtyre javëve në komisione parlamentare dhe më pas në seancë plenare.

Ndërkohë që të premten u mblodh Këshilli i Ministrave, ku pas saj u komunikuan vendimet e marra për projekt-buxhetin e vitit 2024.

Në projektbuxhet parashikohet një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, një balancë primare pozitive, konsolidim i mëtejshëm fiskal, rritje e punësimit dhe ulje e inflacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026