Shtyhet në korrik seanca për inceneratorin e Elbasanit, mbrojtja kërkon kohë

22 Qershor 2023 | 16:09

Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë për në datë 6 korrik ora 9:00, për t’i dhënë më shumë kohë mbrojtjes për t’u përgatitur.

Gjatë ditës së sotme u bë mbrojtja vetëm për Jonida Zeqon. Avokati Sajmir Visha kërkoi pushimin e çështjes, pasi kjo çështje është gjykuar një herë nga Prokuroria e Elbasanit dhe SPAK nuk është organ më i lartë se Prokuroria e Elbasanit.

Më tej avokati kërkoi që nëse ajo shpallet e fajshme nga gjykata, atëherë të kalojë në shërbim prove, pasi është një grua e sapomartuar.

Avokati gjithashtu u shpreh se klientja e tij ka firmosur thjesht një draft-projekt dhe se vendimi përfundimtar është marrë me VKM, prandaj nuk mund të jetë përgjegjëse një punonjëse me pagë 500 mijë lekë të vjetra për një projekt të firmosur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026