Shtyhet seanca për “Gërdecin”, Mediu: Proces absurd, të bëhet akt ekspertim i ri
Seanca në ngarkim të ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen e Gërdecit është shtyrë për më 17 korrik ora 09:00.
Nesër avokatët duhet të depozitojnë pyetjet me shkrim, duke ia vënë në dispozicion ekspertëve për përgjigjet e pyetjeve.
Ish-ministri Mediu në një deklaratë për mediat në fund të seancës tha se procesi është kthyer në diçka absurde, ku atij dhe avokatëve nuk iu është lejuar t’u bëjnë pyetje ekspertëve të cilët janë aty për të dhënë përgjigje.
Mediu u shpreh se koha e lënë në dispozicion të avokatëve për pyetjet është e pamjaftueshme duke qenë se bëhet fjalë për 500 faqe material.
Ai propozoi që të bëhet një akt ekspertim i ri që të përcaktojnë përgjegjësitë e ministrit në lidhje me këtë çështje.
“Ky është kthyer në një proces absurd, ne nuk ka lejohet të bëjmë pyetje, për të vërtetuar cilësinë e ekspertëve, që është e rëndësishme për vërtetësinë e aktit ligjor, asnjë nga ata s’e ka profilin shkencor.
Pretendimet shkojnë deri në absurditet. Na u tha që duhet të paraqesim pyetjet me shkrim, ndërkohë që procesi kërkon që të zhvillohet e debat. Është një proces inkuizitor që kërkon t’i marrë gjërat të mirëqena. Është një material voluminoz 500 faqe që kërkojnë vlerësim dhe nuk është kohë e mjaftueshme që për 1 ditë të formulohen pyetjet. Unë jam këtu për të vërtetën dhe nuk dua të bëj manovra, politike dhe juridike, duket që nuk interes për të vërtetën. Le të bëjnë një akt ekspertim të ri që të përcaktojnë përgjegjësitë e ministrit”, tha Mediu
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar